Divorci e lë me pasoja, Ikardi humbet 6 kg pas ndarjes nga Uanda Nara

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2024 | 17:54

Divorci e lë me pasoja, Ikardi humbet 6 kg pas ndarjes nga Uanda Nara

“Jam e ndarë, për arsye personale dhe shëndetësore u përpoqa edhe një herë”, tha Uanda Nara kur njoftoi pak ditë më parë ndarjen nga Mauro Ikardi.

uanda ikardi

Por teksa modelja është zhvendosur në Argjentinë, sulmuesi i Gallatasarajit duket se nuk e ka pritur mirë fundin e martesës. Gazetari argjentinas Gustavo Mendez ka zbuluar se Ikardi është aq i sëmurë sa ka humbur 6 kilogramë në një kohë të shkurtër dhe është zhytur në depresion.

“Nga grumbullimi në Austri del se Ikardi është në depresion, nuk ka oreks dhe ka humbur masën muskulore. Ka humbur gjashtë kilogramë”, tha gazetari argjentinas. Ai shtoi më tej se sulmuesi duket i trishtuar dhe fytyra e tij është shumë e hequr.

Duket se ai është prekur nga vendimi i Uanda Narës për t’i dhënë fund lidhjes dhe sigurisht që nuk i ndihmon fakti që edhe ajo zhvendosi jetën dhe aktivitetin në Buenos Aires, ndërsa ai do të qëndrojë në Turqi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"