“Dje nuk humbëm asnjë penallti në stërvitje”, Tetova tregon pengun pas eliminimit të Egnatias: E fituam, por duhej të shtynim më shumë topin në rrjetë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2024 | 0:22

“Dje nuk humbëm asnjë penallti në stërvitje”, Tetova tregon pengun pas eliminimit të Egnatias: E fituam, por duhej të shtynim më shumë topin në rrjetë

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, ka qenë i zhgënjyer nga fakti që skuadra e tij u eliminua nga Liga e Kampioneve edhe pse bëri një ndeshje të mirë ndaj Borac dhe e mbylli me fitore, duke dalë falë penalltive.

bandicam 2024-07-18 00-09-26-219

“Normalisht është një fitore, marrim një gol që mendoj se ishte i evitueshëm. Plus edhe raste kishte për të shënur. Mendoj që çunat kanë bërë një ndeshje shumë të mirë. Por tre mungesat që kishim ndikuan shumë te ndëirrimet. E shoh ndeshjen me nota pozitive se e fituam. Sa i përket penalltive, është çështje fati. Të shohim në ndeshjen tjetër.

Ishim shumë të nxituar në disa momente, në manovrën tonë drejt sulmit. Kemi shpërdoruar disa pasime të kota, ua dhuruam atyre, nuk e kemi në genin tonë. Normalisht këto ishim dozat e mërzitjes.

Mungonin Zejnullai dhe Ndreca, po ashtu edhe Montenegro. Ka ardhur sulmuesi tjetër që sot për fat të keq ishte i dëmtuar. Na u kthye Gjata, grupi po mblidhet. Nuk është kjo ajo që dëshiroja, desha ta kisha të plotë që në ndeshjen e parë. Me Regin në mesfushë, çdo lojtar do kohën të përshtatet me skuadrën.

Për Spahiun që nuk luajti ishte çështje teknike. Kemi pasur lojtarë të tjerë më në formë, kur ka të tjerë më në formë nuk bëjmë dallime.

Çfarë mund të bënim më shumë? Sot mund të shtynim topin në rrjetë se te goditjet e ndaluara ka pasur mundësi që topi ka kaluar disa herë para lojtarëve tanë.

Ne po prodhonim lojë edhe me 3-5-2, na vuri pak në vështirësi Boirac nga krahët dhe e menduam të kthehemi te 4-3-3 dhe mendoj se ia arritëm të shënonim golin e dytë. Kasa i dha dozë tjetër fazës sulmuese, por edhe ai do kohën e vet se nuk ka minuta mjaftueshëm që nga janari e deri tani.

Vikingur? Nuk është se kam shumë informacion për ekipin, shumë pak kemi parë me humbjen e djeshme. Të shohim gjatë javës të përgatitim ndeshjen.

Pengu më i madh? Penalltitë. Të gjithë dje, asnjë nuk e humbën në stërvitje. Por janë gjëra që ndodhin, çështje fati dhe kanë doza emocioni”, tha Tetova pas ndeshjes për RTSH.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"