Do të largohet nga Liverpuli, Klop po mendon që të jetojë në vilën e tij 3.4 milionë paund në… Majorka

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2024 | 21:17

Do të largohet nga Liverpuli, Klop po mendon që të jetojë në vilën e tij 3.4 milionë paund në… Majorka

Jyrgen Klop po krijon “një parajsë ekologjike familjare” në Majorka pasi bleu një vilë në ishullin Balearik për 3.4 milionë paund.

KLOP

Trajneri i Liverpulit çuditi botën e futbollit të premten kur njoftoi se do të largohej nga “Anfield” në maj, pas nëntë sezonesh, pavarësisht se kishte dy vjet të mbetura në marrëveshjen e tij. 56-vjeçari përmendi faktin se atij i kishte mbaruar energjia dhe la të kuptohet se ai mund të mos rikthehet më kurrë në futboll.

Gjermani ka lënë të hapur se kur të tërhiqet, ai mund të shkojë të banojë në rezidencën e tij në Mesdhe. Ish-mbrojtësi i Liverpulit, Mark Lourenson beson se Klop po planifikon të zhvendoset në Majorka me gruan e tij, Ula:

“Nuk jam i sigurt se duhet t’jua them këtë, por nuk është një sekret i madh. Ai është duke ndërtuar një shtëpi në Majorka. Unë kam një shtëpi diku jo shumë larg nga vendi ku ai po ndërton të tijën. Ulla, gruaja e tij, po merret me rikonstruksionin e saj”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"