“Do të luaj në gjysmëfinalen kundër Francës”, Morata: Mund të largohem nga kombëtarja pas Europianit…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2024 | 14:29

“Do të luaj në gjysmëfinalen kundër Francës”, Morata: Mund të largohem nga kombëtarja pas Europianit…

Kapiteni i Spanjës, Alvaro Morata ka dhënë një intervistë për “El Mundo” ku është shprehur se mund të largohet nga kombëtarja pas Europianit.

morata

“Ka të ngjarë se do të largohem nga kombëtarja pas Europianit”.

Në fund të çerekut që fituam ndaj Gjermanisë, arbitri drejtoi kartonin e verdhë drejt pankinës. Fillimisht u mendua se i drejtohej pikërisht Moratas, duke qenë se këtë e sugjeronin edhe grafika televizive dhe kjo do ta detyronte të humbiste gjysmëfinalen. Mirëpo, nuk ishte kështu, Morata do të jetë në gjysmëfinale.

Dhe i është rikthyer temës, gjithmonë me një varg polemikash: “Sa i përket pyetjes për të verdhën apo jo, dikush tashmë thoshte ‘shpresoj t’ia japin’, ose ‘luajmë më mirë pa të’…”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"