Domgjoni dhe Gavazaj, dy talente për bardheblutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2014 | 10:50

Domgjoni dhe Gavazaj, dy talente për bardheblutë

GavazajDavid Domgjoni dhe Alush Gavazaj pritet të afrohen te Tirana. Me të dy lojtarët kanë nisur kontaktet dhe që të dy shihen si të vlefshëm për të pasuruar organikën e bardhebluve. Domgjoni është vetëm 18 vjeç, por ka treguar cilësi me lojën e tij te Shkëndija e Tiranës. Ai luan në pozicionin e qendërmbrojtësit, aty ku Tirana ka edhe më shumë mungesa. Sakaq, duhet thënë se futbollisti është edhe pjesë e Kombëtares shqiptare U-19, teksa deri para pak kohësh mbrojti ngjyrat kuqezi me U-17 e drejtuar nga Xhemal Mustedanagiç. Ndërsa Alush Gavazaj është lindur në Prizren dhe ka nisur hapat e para si futbollist tek ekipet e moshave të Lirisë. Kushtet jo shumë të mira të terreneve dhe të stërvitjes në Kosovë, por edhe mundësia për të qenë më shumë në “hije” në futbollin që fatkeqësisht nuk është njohur ende nga FIFA, bëri që 19-vjeçari të zgjidhte Shqipërinë, duke vijuar karrierën te Shkëndija e Tiranës. Ai është i vetmi kosovar që bën pjesë në Shkollën e Mjeshtërisë Sportive “Loro Boriçi”. Gavazaj luan sa në qendër të mbrojtjes dhe në mesfushë, në rolin e shkatërruesit, pozicione të cilat ka mbajtur si në skuadrën e Shkëndijës së Tiranës dhe në Kombëtaret e moshave të Shqipërisë. Duhet thënë se që të dy futbollistët pëlqehen nga drejtuesit bardheblu, dhe nisur nga strategjia e re e klubit, i cili do mësyjë më tepër drejt të rinjve, si Domgjoni dhe Gavazaj, të cilët mund të kenë goxha hapësira edhe në formacionin titullar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"