Dopio goditje në merkato, Skënderbeu afron Vaskuez e Bismark

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2024 | 12:06

Dopio goditje në merkato, Skënderbeu afron Vaskuez e Bismark

Skënderbeu bën një goditje të dyfishtë në merkato për të plotësuar ekipin për sezonin e ri. Duket se tani fillon merkatoja e vërtetë për korçarët, të cilët kanë siguruar shërbimet e një mbrojtësi kolumbian dhe një sulmuesi ganez.

skenderbeu

Këta janë lojtarët e rinj që do të bashkohen me skuadrën e trajnerit Ivan Gvozdenoviç. Bëhet fjalë për shtatlartin e Salzburgut, Luço Vaskuez, i cili luan si qendërmbrojtës, dhe sulmuesin Bismark Çarls, që ka qenë pjesë e CSKA Sofias sezonin e kaluar. Të dy lojtarët kanë nënshkruar zyrtarisht për Skënderbeun dhe janë afrimet e radhës në kampin korçar. Ende nuk janë bërë të ditura detajet e kontratave të tyre. Pas Grezdës dhe Krasniqit, me dy goditjet e fundit shkon në 4 numri i lojtarëve të rinj në klubin bardhekuq.

VASKUEZ – Luço Vaskez është mbrojtës qendre. Futbollisti 21-vjeçar, 192 cm i gjatë, ka luajtur sezonin e kaluar te Kapfenbrg në kategorinë i dytë austriake, ku ishte huazuar nga ekipi i njohur i Salzburgut, që ka pronësinë e kartonit të tij. Në pamje të parë bëhet fjalë për një mbrojtës cilësor dhe me të ardhme, që mund t’i bëjë shumë punë Skënderbeut. Vaskez ka qenë pjesë e përfaqësueses së Kolumbisë në të gjitha moshat deri tek U-20-a. Sezonin e kaluar, në radhët e Kapfenberg, Vaskez ka luajtur 47 ndeshje, duke arritur të shënojë edhe 2 gola. Sipas transfermarkt, vlera e kartonit të tij është 150 mijë euro. Ende nuk dihet, nëse do të jetë në bashkëpronësi mes Skënderbeut dhe Salzburgut, apo korçarët do të kërkojnë kartonin e plotë të kolumbianit, i cili sot pritet të bëjë prezantimin me grupin.

bandicam 2024-07-06 03-05-25-918

BISMARK – Në anë tjetër, goditja e dytë për momentin është ajo e ganezit Bismark Çarls për repartin e avancuar. Ai është 23 vjeç dhe vjen si një lojtar i lirë në merkato, pasi ka mbyllur kontratën me bullgarët e CSKA Sofies. Bismark ka luajtur më herët edhe në Kosovë, në radhët e Vushtrrisë fillimisht dhe më pas te Trepça 89, para se të kalonte në Bullgari. Aventura e tij e lëvizjeve shkon mes CSKA Sofjas, Pirinit dhe Zheljezniçarit në Bosnjë. Në total, mes 79 takimeve të luajtura, ka shënuar 16 gola. Sezonin e fundit në Bullgari është aktivizuar në 27 takime, duke shënuar vetëm 1 gol. Ai ka mbërritur tashmë në Korçë.

bandicam 2024-07-06 03-05-33-322

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"