Dortmundi i artë i vitit 1997, ku ndodhen sot heronjtë e Hicfeldit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2024 | 12:08

Dortmundi i artë i vitit 1997, ku ndodhen sot heronjtë e Hicfeldit

Suksesi i vetëm i Borusia Dortmund në Ligën e Kampioneve është në vitin 1997, kur verdhezinjtë mposhtën Juventusin e ikonave të futbollit botërorë si Del Piero, Deshamp apo Vieri. Më poshtë po ju prezantojmë se cili është profesioni aktualë i heronjve të Dortmundit.

gdrfh

POL LAMBERT – Trajneri i disa klubeve në Angli si Noruiç, Aston Vila dhe deri vonë në drejtimin e Ipsuiç. Sidoqoftë, skocezi u shkarkua në shkurt 2021 dhe që prej atij cikli ndodhet pa ekip. KARL-

HAINC RIDËLL – Padiskutim heroi me dopietën kundër Juventusit. Tashmë është pronar i një hoteli dhe operator shkolle futbolli për fëmijë. Ai gjithashtu punon si ambasador i markës ndërkombëtare për Borusia Dortmund dhe shpesh shfaqet si ekspert televiziv.

ANDREAS MËLER – Ish-mesfushori ishte aktiv si ndihmës trajner i kombëtares hungareze deri në tetor të vitit 2017. Nga vitin 2019 deri në 2022, Mëler punoi si shef i departamentit të rinjve në ish-klubin e tij Eintraht Frankfurt. Ai gjithashtu ftohet vazhdimisht në televizion si ekspert.

PAULO SOZA – Portugezi ka një gamë të pasur në fushën e trajningut, ku ka drejtuar klube si Fiorentina, Bordo apo edhe Flamengo. Ai u punësua për herë të fundit në Salernitana, por u shkarkua.

MATIAS ZAMER – Kampioni i Europës në vitit 1997 dhe trajneri i Dortmundit në viti 2002 punon si konsulent te verdhezinjtë që nga korriku 2018 dhe vazhdon të shfaqet në profilin e eksperti në “Amazon Prime”.

SHTEFAN SHAPUISAT – Goleadori i dikurshëm është i përfshirë si gjurmues i talenteve te skuadra e Jang Bois në Zvicër. Ai gjithashtu ndihmon Federatën Zvicerane të Futbollit si konsulent.

JYRGEN KOHLER – Kohler u kujdes për ekipin U19 në Viktoria Këln për dy vite. Si trajner i përkohshëm, ai arriti të ngjitet në ligën e tretë në 2019, më pas u rikthye si trajner U19. Ai ka mbetur pa klub që nga vera e vitit 2020.

JORG HEINRIK – Drejton një dyqan mallrash sportive. Në Dortmund ai ende shfaqet në ekipin legjendar.

STEFAN ROJTER – Punoi drejtor në skuadrën e Augsburgut për gati dymbëdhjetë vite. Njeri televiziv, ku ndanë zakonisht opinione rreth futbollit në Gjermani.

MARTIN KRI – Nënkryetar i bordit mbikëqyrës në Bohum.

STEFAN KLOS – Midis nëntorit 2013 dhe nëntorit 2016 ka kontribuar te Dortmund në sigurimin e talenteve, në formën e skautit.

HEIKO HERLISH – Trajner futbolli në Gjermani për një kohë të gjatë, duke marrë “frerët” e disa klubeve të njohura në Bundesligë si Bohum, Bajer Leverkusen dhe Augsburg. Ai ka mbetur pa punë që nga viti 2021.

LARS RIKEN – Një tjetër finalizues në finalen legjendar kundër Juventusit. Në maj 2024, mori përgjegjësinë kryesore te Dortmundi si drejtori i ri sportiv.

MIKAEL ZORK – Pas karrierës si lojtar, Zork kaloi në menaxhimin e Dortmundit në 1998 dhe u bë drejtor sportiv. Ai e mbajti këtë pozicion deri në fund të sezonit 2022 dhe kontribuoi te verdhezinjtë për më shumë sesa 40 vite.

OTTMAR HITZFELD – Trajneri i suksesshëm është ambasador i Fondacionit “Zep Herberger” te Federata Gjermane e Futbollit. Ka drejtuar kombëtaren e Zvicrës deri në vitin 2014.SFGDSHPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"