Drejtori sportiv i Gjermanisë, Rudi Fëler: Ndeshje e vështirë, ja pika e dobët e Danimarkës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2024 | 19:38

Drejtori sportiv i Gjermanisë, Rudi Fëler: Ndeshje e vështirë, ja pika e dobët e Danimarkës

Drejtori sportiv i Gjermanisë, Rudi Fëler, pas njohjes me rivalin e ardhshëm në fazën e 1/16 të Kampionatit Europian, ka “skanuar” rivalin, duke ia gjetur edhe pikën e dobët.

feler

RIVALI – Danimarka ka një skuadër shumë fizike, të fuqishme që e bën të vështirë për çdo kundërshtar krijimin e rasteve. Danezët janë të fortë edhe në duelet ajrore, por vuajnë në finalizim. Është një kundërshtar shumë i rrezikshëm, ne e dimë këtë. Megjithatë, padyshim që kemi vetëbesimin për të kaluar në raundin tjetër. Jemi të fokusuar, por me gjithë respekt për ekipin danez. Ne do të luajmë lojën tonë. Nëse i lëmë mënjanë gabimet nga ndeshja me Zvicrën, do të shkojmë në çerekfinale”, tha Fëler.

FAZA E GRUPEVE – “Ne fituam ndeshjen hapëse me një lojë të jashtëzakonshme. Kjo ndihmoi me disponimin. Ne e dinim se gjërat mund të bëheshin me të ndërlikuara në raste të caktuara. Por ajo që ndodhi në fazën e grupeve nuk ka më rëndësi. Tani fillon raundi i eliminimit, ajo që ka rëndësi dhe ne jemi të përgatitur”. Dëmtimi i Rydiger – “Toni bëri një seancë të shkurtër vrapimi dje në mëngjes. Kjo pritej pas një tendosjeje të lehtë. Ne shikojmë nga dita në ditë. Më pas Rydiger vendos së bashku me ekipin e trajnerëve dhe departamentin mjekësor. Ai trajtohet dy ose tre herë në ditë. Për momentin është herët për të thënë diçka. Mbizotëron kualiteti i madh në kontingjent, tej mase e rëndësishme. Ama kjo gjithashtu bëhet e thelbësore kur lojtarët të evidentuara nuk janë të disponueshëm. Nëse Toni nuk i mjafton, pas tij ka lojtarë që kanë talent të madh. Kemi futbollistë të mrekullueshëm dhe nuk shqetësohemi për ndonjë gjë që nuk shkon”, vijoi drejtori sportiv i “Pancerave”.

SITUATA ME SANENË – “Leroi është dëmtuar shpesh në gjysmën e dytë të sezonit dhe fillimisht duhej të stërvitej ndryshe nga pjesa tjetër. Por kjo vlen edhe për Maksimilian Baier dhe Kris Fyhrish. Ndeshja në Frankfurt tregoi se edhe kur nuk jemi në kushtet më t mira, jemi në gjendje të marrim rezultat pozitiv. Ky komponentë mund të jetë arma jonë e madhe në fundjavë”.

ROLI I TITULLARIT NË SULM – “Talenti në ekip është i jashtëzakonshëm. Sidoqoftë, Kai Haverc është një futbollist i një niveli shumë ta lartë, faktor shumë i rëndësishëm për ekipin. Thjesht mjafton për të evidentuar mënyra se si punon, e mban topin, është i fortë në ajër dhe është gjithmonë i gatshëm për të luajtur. Ai nuk është një qendërsulmues klasik si Fylkrug, por ai e realizon shkëlqyeshëm në trajtën e tij”.

AFTËSITË E VIRC – “E konsideroj kënaqësi për sytë të shikosh në fushë Florian Virc. Të njëjtat fjalë mund të them edhe për Xhamal Musiala. Sigurisht, loja e tij mesfushorit të Leverkusen mbart edhe një risk të caktuar. Por është pikërisht ky guxim gjatë driblimeve që na duhet. Danimarka do të jetë kompakte. Ju duhen lojtarë si Florian dhe Xhamal që mund t’i mbajnë në rrezik konstant prapavijën mike”.

PRESIONI – “Trajneri Julian Nagelsman foli shumë qartë gjatë prezantimit si trajner i Gjermanisë. Është privilegj të kesh këtë presion. Pritshmëritë e tifozëve tanë në Kampionatin Europian janë të mëdha. Gjëja më e rëndësishme është që ne të marrim humorin me vete. Kombet e tjera gjithashtu përjetojnë ulje-ngritje brenda turneut. Nagelsman largoi presionin ekstrem nga ekipi. Një sasi e caktuar tensioni dhe nervozizmi janë pjesë e saj, por Juliani s’ka pasur frikë se mos gabonte”.

STADIUMI – “Jam shumë i lumtur, por kjo është e njëjta gjë për të gjithë ne. Asnjëherë nuk kemi spekuluar nëse do të ishim të parët apo të dytët. Synimi ishte i qartë që të fitonim grupin në mënyrë të luanim në Dortmund, pavarësisht rivalit. Duhet ta marrim atmosferën me vete. Euforia mes të rinjve dhe të senatorëve na mban si trup i bashkuar. Mund të shohim se sa të emocionuar janë fansat”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"