“Dua ta takoj një ditë Mesin”, Jamal: Niko Uilliams te Barcelona? Shpresoj që të ndodh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2024 | 19:45

“Dua ta takoj një ditë Mesin”, Jamal: Niko Uilliams te Barcelona? Shpresoj që të ndodh

Lamin Jamal ka qënë një ndër yjet e këtij Europiani, duke e ndihmuar kombëtaren spanjolle të shkojë deri në finalen e kompeticionit dhe ndoshta edhe ta fitojë atë. Ai së fundmi ka dhënë një intervistë për “Jijantes TV”, ku u pyet për foton e famshme që ka qarkulluar në internet me Mesin, si dhe për zërat e fundit që lidhin Niko Uilliamsin te Barcelona:

jamal uilliams

“ Unë e kam shikuar atë foto më përpara sepse ma ka treguar babai, por ne nuk e kemi bërë publike sepse nuk donim që të fillonin krahasimet. Askush nuk mërzitet kur krahasohet me më të mirin e botës. Kurrë nuk kam folur me Mesin, shpresoj që ta takoj një ditë.

Nuk kam lidhje me zërat që e afrojnë Uilliamsin te Barcelona, por shpresoj që një ditë të luaj me të. Kur të ketë ditëlindjen do ta ftoj për një xhiro, dhe për ta bërë të lumtur do i bëj një dhuratë.

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"