Duel me Partizanin, edhe Egnatia piketon mesfushorin shqiptar pas largimit nga klubi turk

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2024 | 19:53

Duel me Partizanin, edhe Egnatia piketon mesfushorin shqiptar pas largimit nga klubi turk

Një emër i fundit që është lakuar në merkaton në hyrje të Egnatias është ai i Eduard Rrocës, mesfushorit 30-vjeçar që vitet e fundit ka luajtur në Turqi dhe aktualisht është lojtar i lirë.

RROCA EDUART

Ndoshta për këtë fakt drejtuesit e Egnatias janë vënë në lëvizje, duke e parë Rrocën si një lojtar që do t’i bënte punë skuadrës pas largimeve të fundit. Dihen cilësitë e futbollistit në fjalë, që ka spikatur me Luftëtarin dhe Kukësin në Superiore. Për të pengesë mund të bëhet vetëm konkurrenca që vjen nga Turqia, kështu që mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë, nëse lojtari do të kthehet në futbollin shqiptar apo jo.

Klubi rrogozhinas po sheh edhe pista të tjera për të përforcuar ekipin. Përveç Rrocës, në merkato po shihen edhe pistat për afrimin e një “bomberi”, çka do të thotë se mund të kemi një largim edhe të Jurgens Montenegros.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"