Dueli me Valurin, Brdariç dhe Balaj: Sfidë e vështirë, por Vllaznia ia del

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2024 | 8:45

Dueli me Valurin, Brdariç dhe Balaj: Sfidë e vështirë, por Vllaznia ia del

Para ndeshjes kundër Valurit në konfer encë për mediat foli trajneri Tomas Brdariç, i cili ka bindjen se skuadra e tij mund të marrë një rezultat pozitiv në transfertën e vështirë islandeze. Ai shprehet se e ka studiuar shumë mirë kundërshtarin dhe është gati t’i sfidojë siç duhet lojtarët me eksperiencë të Valurit.

Vllaznia, dje pas seancës në Islandë

Vllaznia, dje pas seancës në Islandë

Përgatitjet – “Jemi gati pas pesë javësh përgatitje për këto dy ndeshje. Është e rëndësishme të bëjmë ndryshimin nga ndeshjet miqësore, në një ndeshje zyrtare si kjo e sotmja. Kemi punuar si profesionistë për të qenë gati për ndeshjen me Valurin. Mezi po e presim këtë sfidë”. Rreshtimi – “E kam gjithçka gati në mendjen time. Lojtarët e dinë çfarë duhet të bëjnë. Gjëja më e mirë është se kemi një grup të zgjeruar, që do të na japë më shumë kreativitet. E kemi parë Valurin. Dimë shumë gjëra për ta. I kemi bërë analizën me lojtarët për pikat e forta dhe të dobëta. Kryesorja është fokusi në lojën tonë. Luajmë jashtë shtëpisë tonë dhe duhet kujdes, sepse janë një ekip shumë i fortë, që ka eksperiencë dhe ka marrë rezultate pozitive. Do t’i përballemi në mënyrën maksimale”.

BARAZIM? – “Nuk shkoj kurrë në një ndeshje për të marrë barazim. Do të shohim pas 90 minutash sesi do të shkojnë dhe për çfarë jemi përgatitur. Do të bëjmë maksimumin të mësohemi me motin këtu. Shpresoj t’ia dalim”.

VALURI – “Është një skuadër shumë e fortë fizikisht, në sulm janë shumë variabël, me lojtarë të mirë teknikisht dhe me eksperiencë. Kanë lojtarë edhe të Premier Ligës. Por jemi përgatitur, kemi respekt ndaj tyre dhe mezi presim të luajmë kundër tyre”.

GRUDA – “Mungesa e çdokujt është problem për ne dhe do të mundohemi ta kthejmë sa më shpejt në fushë. Por kemi lojtarë në dispozicion që janë gati për këtë ndeshje”.

FUSHA DHE I FTOHTI – “Luhet në fushë plastike dhe temperaturat ndryshojnë, por djemtë nuk janë prej sheqeri. Do ta përballojnë”, u shpreh trajneri.

BEKIM BALAJ Para ndeshjes së sotme kundër Valurit ka folur edhe kapiteni i Vllaznisë, Bekim Balaj. Sulmuesi duket optimist dhe e konsideron si detyrë kalimin e turit, pavarësisht shkallës së vështirësisë.

NDESHJA – “Përfaqësimi i Vllaznisë në Europë në vitet e fundit ka qenë i shpeshtë dhe e rëndësishme për ne është që ta zgjasim sa më shumë qëndrimin dhe paraqitjen tonë në Europë. Vitin që shkoi na la shije të hidhur eliminimi në Shkodër. Kishim mundësi për ta kaluar Linfildin, por që morëm një mësim më shumë për ta vlerësuar më shumë Vlarin për kalimin në turin e dytë. Vijmë në Islandë përballë një kundërshtari që e njohim pak, por gjatë kësaj periudhe jemi përgatitur dhe kemi entuziazëm për ta kaluar këtë ndeshje. Ardhjet në merkato kanë qenë lojtarë cilësorë. Janë bashkuar shpejt me ekipin dhe ishin në gjendje për të bërë bashkë fazën përgatitore. Nuk kemi mungesa përveç Grudës. Kemi bërë fazë të mirë përgatitore dhe jemi tërësisht të gatshëm për këtë ndeshje”.

NË TRANSFERTË – “Nuk është favor, në letër ashtu duket, por është një kundërshtar, që duhet ta shohim dhe ta njohim në fushën e lojës. Duhet të tregohemi të kujdesshëm fillimisht. Shpresojmë t’i marrim maksimumin kësaj ndeshje për të luajtur më pas gjithçka në Shkodër”.

BETEJAT ME REIKJAVIK – “Dëshira është e madhe të përsërisim atë kualifikim historik të para 23 viteve. Kalimi i turit të parë shihet si një detyrë për ne. Vijmë këtu për të bërë maksimumin dhe për të dhënë gjithçka”.

GOL? – “Nuk duhet të fokusohemi te ndryshimi i temperaturave. Përqendrimi është maksimalisht te ndeshja. Gjithçka luhet në fushën e lojës dhe vëmendja duhet të jetë aty. Shkodranë ka në të gjithë botën dhe jemi të lumtur që na mbështesin deri këtu. Sa i përket golit tim apo jo, shpresoj ta bëj, por rëndësi ka rezultati pozitiv”, tha Balaj.

ADMIR URUÇI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"