Dueli me Valurin, Vllaznia bën njoftimin e rëndësishëm për tifozët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2024 | 12:01

Dueli me Valurin, Vllaznia bën njoftimin e rëndësishëm për tifozët

Vllaznia ka reguar përmes një shkrimi në profilin zyrtar ku ju kërkon tifozëve mbështetje. Por gjithashtu iu rikujton që është e ndaluar përdorimi i të gjitha mjeteve piroteknike si dhe hedhja e çdo objekti të fortë në fushën e lojës.

gfdhgPostimi i plotë

❗️NJOFTIM I RËNDËSISHËM❗️
Të nderuar sportdashës!
Sonte në ora 20:30 në stadiumin “Loro Boriçi” do të luhet ndeshja e kthimit e turit të parë të “UEFA Europa Conference League” në mes ekipit tonë- Vllaznisë dhe atij islandez- Valur.
Kjo ndeshje është vlerësuar maksimalisht nga UEFA dhe do të jetë një test për klubin tonë sa i takon mbarëvajtjes së saj. Në këto rrethana, miqësisht do kërkonim nga ana Juaj që ta mbështesni fuqimisht ekipin në fushën e lojës ashtu siç dini të bëni vetëm Ju.
Njëkohësisht ju kujtojmë që është e ndalur përdorimi i të gjitha mjeteve piroteknike si dhe hedhja e çdo objekti të fortë në fushën e lojës.
Ju ftojmë të gjithë në stadium, për Vllazninë dhe me Vllazninë.
Forca Vllaznia🔴🔵
#kfvllaznia #vllazniavalur

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"