Dueli ndaj Egnatias, flet kapiteni i Borac: Ishte e vështirë të përballeshe me ta, tifozët na…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2024 | 22:30

Dueli ndaj Egnatias, flet kapiteni i Borac: Ishte e vështirë të përballeshe me ta, tifozët na…

Kapiteni i Borac Banja Lukës, Srdjan Grahovaç, foli para duelit të kthimit që skuadra boshnjake do të luajë ndaj Egnatias, në raundin e parë të Ligës së Kampionëve. 31-vjeçari u shpreh i lumtur për triumfin 1-0 që Borac arriti në shtëpi ndaj rogozhinasve, duke deklaruar:  

Borac Kapiteni

“Ishte një fitore shumë e rëndësishme për ne, të gjithë e dimë se çfarë na sjell ky raund i parë kualifikues në Ligën e Kampioneve. Të gjithë e dimë se çfarë lëvizje sjell në klub, si në aspektin financiar, ashtu edhe në aspektin sportiv.  

Ishte një ndeshje e fortë, siç e pritnim, sidomos në pjesën e parë. Ne fituam 1-0 dhe mendoj se mund të jemi të lumtur, duke marrë në konsideratë gjithçka. Ishte ndeshje e vështirë, skuadra e Egnatias tregoi një formë të mirë.  

Ata janë të vështirë për t’u përballur, luajnë presing të lartë dhe një rreshtim 3-5-2 specifik. Nuk ishte e lehtë ta kontrollonim, sidomos në një temperaturë të tillë. U thashë djemve para ndeshjes që në këtë nivel, një lëvizje dhe një top e vendos, dhe kështu shkoi në fund. 

Tifozët na mbështetën derisa shënuam, nëse do të kishim shënuar më shpejt, me një mbështetje të tillë jam i bindur se do të gjenim përsëri rrjetën” , u shpreh kapiteni Grahovaç. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"