“Duhet të jemi krenarë për Kombëtaren në Europian”, Ervin Bulku: Në të kaluarën të gjithë bënim tifo për skuadra të tjera

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2024 | 0:03

“Duhet të jemi krenarë për Kombëtaren në Europian”, Ervin Bulku: Në të kaluarën të gjithë bënim tifo për skuadra të tjera

Ervin Bulku, zëvendëstrajneri i Kombëtares shqiptare, deklaroi  se të gjithë duhet të jenë krenarë për përfaqësimin e Shqipërisë në Europian. 

bulku-1-1024x571

Sipas tij, tashmë shqiptarët mund të mbështesin kuqezinjtë në kompeticione të mëdha, ndryshe nga e kaluara. I ftuar në emisionin “Kampionët”, Bulku ndër të tjera deklaroi:  

“Ne duhet të jemi të gjithë krenarë, për atë që ka bërë skuadra në Gjermani dhe tifozët. Në të kaluarën të gjithë bënin tifo për skuadrat e tjera, ndërsa tani kemi Kombëtaren tonë për të bërë tifo.” 

Ndihmësi i Silvinjos analizoi edhe fitoren e Gjermanisë ndaj Danimarkës, ku tha se ishte një ndeshje e vështirë për “pancerat”, deri te goli i dytë. 

“Në 10 minutat e para dukej që Gjermania do të dominonte. Para golit të Gjermanisë, Danimarka ishte shumë afër. Pas golit të penalltisë, Danimarka kërkonte barazimit dhe loja u hap. Gjermania shënoi të dytin dhe aty u mbyll gjithçka. Nuk mendoj se e kishte të lehtë ndaj Gjermanisë.”, deklaroi Bulku.   

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"