Postuar: Maj 29, 2023 | 19:05
Duka: Dikush kënaqet e dikush mërzitet, nuk dihej fituesi deri para pak minutash
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ishte i pranishëm në festën e titullit kampion të Partizanit. Ai u shpreh se ka qenë një kampionat i bukur dhe me rivalitet.
“Kishte kampionat me shumë garë dhe deri pak minuta më parë nuk dihej kush dilte kampion. Në fund dikush gëzon dhe dikush mërzitet por të gjithë të gëzohen për kontributin që kanë dhënë për futbollin dhe spektatorët. I falënderoj klubet dhe tifozët, mediat për kritikat dhe të gjitha. Uroj një përfaqësim dinjitoz në Europë.
Kombëtarja? Duhet të marrim maksimumin. Janë më të vështira se kundër ekipeve që duken më të forta. Moldavia dhe Ishujt Faroe mund të të japin ndjesinë e mendjemadhësisë por duhet që t’i vlerësojmë edhe ato”, tha Duka.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"