Duro: Nuk pata fat, jam i kënaqur nga skuadra
Një fillim jo siç e kishte pritur për Klodian Duron në aventurën e tij si trajner. Ekipi i tij luajti mirë, u përpoq të shënonte por nuk arriti të merrte një rezultat pozitiv. Trajneri Duro pas ndeshjes foli për mikrofonat e ‘SuperSport’, ku sqaroi edhe atë që ndodhi më kapitenin Hallaci pas zëvendësismit:
Natyrisht që kisha shumë emocione, pasi ishte debutimi im si trajner dhe në një detyrë të re. Debutim jo në mënyrën më të mirë të pritshme ndaj një rivali të fortë, por nuk pata fat. Bëmë mjaftë ndryshime në formacionin dhe skemat gjatë sfidës ,por nuk ia dolëm edhe pse provuam çdo gjë.
Do të kisha dashur të mos kisha mungesa ,por jam i kënaqur në përgjithësi. Meritonim të paktën një barazim, por nuk qe e thënë. Përsa i përket Hallacit nuk ka asnjë çështje, pasi ai ma dha dorën. Unë doja ti thoja dicka ,por ai iku në dhomat e zhveshjes’, ishin fjalët e Duros.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"