Durrësi bëhet “pjesë” e Kosovës, përzgjidhet si komuna e 11-të për Lojërat Mesdhetare të vitit 2030

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 21, 2023 | 21:24

Durrësi bëhet “pjesë” e Kosovës, përzgjidhet si komuna e 11-të për Lojërat Mesdhetare të vitit 2030

Kosova ka fituar të drejtën e organizimit të Lojërave Mesdhetare të vitit 2030.  Për shkak të infrastrukturës që kërkon ky kompeticion, përveç 10 komunave në Kosovë, edhe qyteti i Durrësit në Shqipëri do të jetë mikpritës  i Lojërave Mesdhetare 2030. Duurësi gjithnjë ka qenë atraksioni kryesor për pushuesit nga Kosova dhe kjo “dashuri” e vjetër bëhet si urë lidhëse edhe për organizimin e aktiviteteve sportive.

kos

Për të arritur këtë marrëveshje bashkëpunimi, zëvendësministrja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë, Daulina Osmani, takoi kryetaren e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, për të biseduar për sportin detar të lundrimit dhe hapat e mëtejshme në kuadër të bashkëpunimit për Lojërat Mesdhetare 2030.

Ministria e Kulturës ka njoftuar se nga 10 komunat e Kosovës, Komuna e Durrësit është e 11-ta ku do të organizohen Lojërat Mesdhetare të vitit 2030.

Në këtë takim mori pjesë edhe nënkryetari i Durrësit Renis Mullaj dhe koordinatori i Sekretariatit Koordinues Ndërqeveritar mes Kosovës dhe Shqipërisë, Gentian Sala.

kos kos

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"