Durrsakët mbyllin fazën përgatitore në Pukë, ja programi i testeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2024 | 17:06

Durrsakët mbyllin fazën përgatitore në Pukë, ja programi i testeve

Teuta përfundon fazën përgatitore në Pukë dhe sot do të rikthehet në Durrës pas miqësores që do të zhvillojë në orën 18:00 në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës kundër Vllaznisë.

teuta

Për 14 ditë skuadra durrsake ka qenë e akomoduar në Pukë, në një prej hoteleve më luksozë të zonës, ndërsa stërvitjet i zhvilloi në stadiumin “Ismail Xhemali”. Gjatë qëndrimit në Pukë, Teuta zhvilloi edhe tri ndeshje miqësore, ku regjistroi një fitore, një barazim dhe një humbje.

Nga e hëna e 5 gushtit, ekipi do t përgatitet në kuadër të javës së parë të kampionatit. Të mërkurën është projektuar testi i radhës, teksa këtë herë durrsakët do të luajë në shtëpi kundër Laçit. Më 18 gusht, kur nis edhe kampionati, Teuta pret Bylisin në stadiumin “Niko Dovana” dhe deri atëherë Martini shpreson që të ketë në dispozicion të gjithë grupin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"