Dy durrsakë në “Olimp”, Shehi-Tetova për titullin kampion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2024 | 15:49

Dy durrsakë në “Olimp”, Shehi-Tetova për titullin kampion

Të dielën në 19:00 Parti zani dhe Egnatia, dy “superfuqitë” e këtij sezoni, vihen përballe për një nga ndeshjet më të rëndësishme që mund të kenë luajtur ndonjëherë në futbollin vendës. Diskutohet titulli kampion.

Edlir-Tetova-dhe-Orges-Shehi-750x411

NJOHJE TË VJETRA – Shehi dhe Tetova, dy durrsakë, që diskutojnë finalen e titullit. Fakti që janë nga i njëjti qytet do ta bënte të pashmangshme njohjen mes të dyve. Gjurmët e para të të luajturit së bashku i gjejmë në vitin e largët 2002. Shehi portier dhe Tetova si mesfushor, vishnin së bashku fanellën e Teutës për një periudhë prej rreth dy vitesh. Si lojtarë nuk veshin më kurrë të njëjtën fanellë, por lidhjet dhe miqësia mbeten. Në sezonin 2018-2019, Orges Shehi merr drejtimin e Skënderbeut dhe i propozon Tetovës rolin e ndihmëstrajnerit. Ish-mesfushori e pranon dhe dyshja punojnë së bashku gjithë sezonin 2018- 2019 në 45 ndeshje, duke mbyllur një sezon pozitiv në Korçë.

Ndahen për njëfarë kohe dhe ribashkohen te Tirana në janar të vitit 2021. Pas gjashtë muajsh, Tetova ndjen se ka ardhur momenti për tu ngjitur një shkallë më lart. Ndahen, për të mos bashkëpunuar më. Tetova i futet karrierës si trajner i parë dhe merr drejtimin e Ulpianës në Kosovë. Shehi vijon shkëlqimin me Tiranën. Edliri kthehet në Shqipëri në dy periudha merr Egnatian, të cilën e mban prej më shumë se një viti e gjysmë. Orgesi në janar ndryshoi kahun në kryeqytet, duke kaluar në anën e kuqe.

DETAJET – Të dielën ndeshen në të pestën herë mes këtyre ekipeve, ama në betejën më të rëndësishme. Dy durrsakët e njohin njëri-tjetrin me detaje dhe është 100% e sigurt se në përgatitjen e ndeshjes do të analizojnë edhe mënyrën sesi e percepton futbollin njëri apo tjetri. Fakt është që betejat mes skuadrave të tyre kanë qenë gjithnjë të ethshme.

PËRBALLJET – Orges Shehi dhe Edlir Tetova janë ndeshur 6 herë me njëritjetrin si trajnerë. Në bilancin final është Shehi që ruan një avantazh të lehtë me 3 fitore, kundrejt 2 të Tetovës dhe një barazimi. Në të tria rastet Shehi ka fituar si trajner i Tiranës. Me bardheblutë ai regjistron edhe një humbje, në finalen e vjetshme të Kupës. Fitoren tjetër Tetova e regjistroi në sfidën e fundit mes Partizanit dhe Egnatias. Ndeshja tjetër e Shehit si trajner i Partizanit është mbyllur 1-1.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"