Dy herë kampion i Superiores, mbrojtësi largohet nga futbolli në moshën 27-vjeçare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2018 | 11:01

Dy herë kampion i Superiores, mbrojtësi largohet nga futbolli në moshën 27-vjeçare

Mbrojtësi Roland Peqini ka vendosur t’i japë fund futbollit të luajtur në moshën 27-vjeçare. Lajmi është bërë publik nga vetë ai nëpërmjet një postimi në faqen e “Facebook”-ut. Peqini tregon se do t’i përkushtohet biznesit së tij, kjo për shkak edhe dëmtimit, i cili nuk e la të ringrihej në nivele të larta.

peqini

Gjatë karrierës së tij, mbrojtësi u aktivizua me Dinamon, Apoloninë, Kukësin, Tiranën, Tërbunin dhe Elbasanin. Sezonin e fundit 27-vjeçari luajti te Dinamo në Kategorinë e Parë.

POSTIMI I PLOTË: 

“Miqtë e mi! Emocione të forta kam përjetuar në futboll,më shumë sot që duhet t’i them me keqardhje “Lamtumirë”!
E kam nisur shumë i vogël në Elbasan dhe më pas m’u dha shansi që të jem pjesë e Dinamos, Apolonisë, Tiranës, Kukësit,Terbunit dhe sërish në Elbasan për ta mbyllur sezonin prap me Dinamon që më dha emër dhe mbi të gjitha përfaqësim dinjitoz si dhe trofe, pa harruar edhe fanellën kuqezi!

peqini
Si dy here fitues i Superiores, si pjesëmarrës ne finalet e kupave dhe superkupave te futbollit. shqiptar, por edhe paraqitjeve me Kukësin deri në fazën “play off” të Europa League. Jam tepër i lumtur për këtë karrierë të pasur, por sot, i detyruar nga një obligim personal dhe që e shoh se është rruga ime e së ardhmes dua t’iu them se largohem nga fusha si futbollist.

Do t’i përkushtohem punës time në palestrën “Puma Fit Club” ku kam zgjedhur zonën e Crossfit që ka qenë gjithmonë një pasion i imi dhe për këtë gjë po ndjek e po bëj një specializim jashtë Shqipërisë .

Peqini ne dyluftim
E di që është shumë shpejt për t’u larguar përfundimisht nga futbolli sepse forma ime fizike dhe pjekuria në lojë do t’i jepte shumë çdo ekipi ku do isha pjesë. Por me karakterin që kam e shikoj të pamundur të bashkëjetoj me padrejtesitë dhe mosvlerësimin e personave të paaftë që nuk vleresojne talentet, por e shohin futbollin si mundësi perfitimi.

Falenderoj shumë të gjithë ata që kanë punuar perkrah meje dhe më kanë mbështetur e përkrahur duke më vlerësuar. E natyrisht nuk mund të harroj kurrë personat që me një vizion shumë të ngushtë ndaluan ecurinë e karrierës time!! Uroj shumë që këta persona mos të jenë më pjesë e së ardhmes së futbollit shqiptar.

15740890_1181367921910933_8541137331029371815_n

Në këtë mënyrë do ecin përpara talentet e jo të përzgjedhurit për interes. Edhe një herë faleminderit shumë për emocionet që më dhurove Futboll”, – shkruan Peqini.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"