Dy shqetësime për Partizanin, kapiteni rrezikon të mungojë në duelin e Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2024 | 17:00

Dy shqetësime për Partizanin, kapiteni rrezikon të mungojë në duelin e Europës

Partizani do të nisë sot përgatitjet për ndeshjen e së enjtes së ardhshme kundër Iberisë, teksa dy lojtarë pritet që të kalojnë fillimisht nga infermieria.

bandicam 2024-07-18 19-06-57-803

Valentino Murataj pati pësuar një goditje gjatë javës dhe u dëmtua sërish në ndeshje, duke lënë sfidën pas vetëm 8 minutash lojë. Ekipi dje ka qenë pushim dhe sot pritet të kthehet. Kapiteni do të kryejë ekzaminimet e nevojshme për të parë llojin dhe shkallën e dëmtimit.

Lëndimet në gju janë gjithnjë problematike, çka parashikon se të paktën në ndeshjen e radhës Murataj nuk do të jetë i gatshëm. Shpresohet që të jetë vetëm një traumë e momentit dhe jo diçka që do ta mbante më gjatë jashtë fushave. Probleme fizike ka shfaqur edhe Preka. Situata e tij nuk është e rrezikshme sa kapiteni, por mbetet për tu parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"