E ardhmja e Kolelës ende pezull, ja situata te Partizani
Kur fiton, vazhdimësia nuk vihet në diskutim, por në rastin e Kolelës ka shanse të jetë ndryshe. Pavarësisht se trajneri është shprehur se do të vazhdojë me të kuqtë, palët nuk janë ulur ende për të vendosur.
Presidenti Demi nuk e ka konfirmuar në asnjë moment publikisht trajnerin italian, të cilit i skadon kontrata në këtë muaj. Vetë Demi është shprehur se ky titull nuk i ka pëlqyer sa ai i shkuari në vitin 2019 dhe se skuadra duhet ta kishte fituar më parë, duke lënë të kuptojë se nuk është tërësisht i kënaqur me atë që është bërë në stol.
Aktualisht nuk ka asnjë zhvillim në lidhje me të ardhmen e trajnerit, por sa më shumë kalojnë ditët, aq më shumë rriten shanset që ai të mos vazhdojë sezonin e ardhshëm me Partizanin. Përveç Kolelës, as drejtori Marini nuk e ka 100% të sigurt të ardhmen në klubin e kuq.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"