E ardhmja e Strakoshës/ Arrihet akordit, portieri shqiptar drejt rikthimit pas 12 vitesh në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2024 | 0:28

E ardhmja e Strakoshës/ Arrihet akordit, portieri shqiptar drejt rikthimit pas 12 vitesh në…

 Lajme interesante vijnë nga mediat greke, për sa i përket të ardhmes së portierit të Kombëtares, Thomas Strakosha. Bëhet me dije se klubi i AEK-ut është shumë pranë blerjes së gardianit shqiptar.  

Strakosha

Sipas informacioneve të disponueshme, negociatat me Brentford janë në një fazë shumë të avancuar dhe marrëveshja është shumë afër. Me shumë gjasa Strakosha pritet të marrë “dritën jeshile” nga klubi anglez për të udhëtuar drejt Athinës dhe për të përfunduar transferimin tek AEK. 

Klubi verdhezi, vetëm pak ditë më parë mbylli transferimin e Alberto Brinjolit. Gjithsesi, drejtuesit shohin 29-vjeçarin shqiptar si një portier me më shumë cilësi e janë gati t’i besojnë vendin e titullarit, para portierit italian. 

f2858172-strakosha-albania-eur_112145

Strakosha pritet të rikthehet në Greqi pas 12-vitesh, aty ku lindi dhe hodhi hapat e para të karrierës.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"