E ardhmja e Ten Hag në pikëpyetje, drejtuesit e Mançester Junajtid zgjedhin Tomas Tuhelin…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2024 | 13:42

E ardhmja e Ten Hag në pikëpyetje, drejtuesit e Mançester Junajtid zgjedhin Tomas Tuhelin…

E ardhmja e Eik Ten Hag në stolin e Mançester Junajtid mbetet akoma në pikëpyetje. Trajneri holandez arriti të fitojë Kupën FA sezonin e kaluar me “Djajtë e Kuq”, por një trofe i vetëm nuk i ka bindur drejtuesit e ekipit anglez që ta mbajnë Ten Hagun si trajnerin e tyre edhe për sezonin e ardhshëm.

tuhel

Ata kanë filluar që tani të shikojnë një pasardhës dhe mediat britanike kanë zbuluar që po shfaqin interes për ish-trajnerin e Bajern Mynihu, Tomas Tuhel. Gjermani u shkarkua nga bavarezët sezonin që sapo lamë pas, për shkak se nuk mundi të fitojë dot asnjë trofe, madje as Bundesligëm, duke u renditur poshtë kampionëve, Bajer Leverkusen.

Megjithatë, Tuhel mund të zbarkojë në Mançester, por drejtuesit e klubit nuk e shikojnë atë si zgjedhje afatgjatë. Edhe vetë Tuhel do të jetë përkohësisht sa të gjendet një trajneri i denjë për stolin e “Djajve të Kuq”.

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"