E BUJSHME! Alen Sherri pranë transferimit në Serinë A, Egnatia përfiton shumën e majme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2024 | 23:28

E BUJSHME! Alen Sherri pranë transferimit në Serinë A, Egnatia përfiton shumën e majme

Një lajm i bujshëm vjen nga përtej Adriatikut, pasi “Sky Sport: ka bërë të ditur se Alen Sherri është shumë pranë zbarkimit në kampionatin italain të futbollit, për më tepër në Serinë A. Marrëveshja raportohet se është shumë pranë finalizimit, me transferimin e portierit që duket i mbyllur dhe me shifra të rëndësishme që do të shkojnë në arkat e Egnatias.

sherri

“Sky Sport” bën të qartë se Sherri do t’i bashkohet në ditët në vijim klubit të Kaljarit, i cili luan në elitën e futbollit italian dhe kërkon të ndërtojë një skuadër ku të ketë edhe alternativa të rëndësishme në stol. Portieri shqiptar pritet ta nisë sezonin atje si zëvendësues i titullarit Skufet, por me mundësinë për të luftuar për vendin e titullarit.

Të njëjta burime bëjnë të ditura se në arkat e Egnatias do të shkojnë rreth 500 mijë euro për të realizuar transferimin e portierit i cili ka luajtur më parë edhe me Vllazninë dhe Laçin në kampionatin shqiptar. Për të kjo është eksperienca e dytë në futbollin italian, pas asaj me Savonën në vitin 2018.

Sherri ka qenë pjesë edhe e grumbullimeve të Kombëtares shqiptare, teksa debutoi me të në periudhën kur ajo drejtohej nga Edi Reja, Transferimi i  26-vjeçarit në Serinë A do t’i japë atij mundësinë të afirmohet në skenat e rëndësishme e pse, jo, të kërkojë të jetë rregullisht pjesë e grupit kuqezi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"