E bujshme, ish-donatorët e Skënderbeut bëhen pjesë e Maliqit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2017 | 10:30

E bujshme, ish-donatorët e Skënderbeut bëhen pjesë e Maliqit

Me iniciativën e kryetarit të bashkisë, Z.Gëzim Topçiu, u realizua ditën e djeshme një mbledhje me të gjithë biznesmenët e zonës, ku objektivi kryesor ishte investimi në klubin e futbollit Maliq. Nga punimet e zhvilluara në ditën e djeshme është rënë dakord që shumë shpejt klubi të kalojë në Shoqëri Aksionere.

maliqi donatoret

Duke filluar nga data 1 nëntor 2017, Asambleja do të drejtohet nga ish-donatori numër një i Skënderbeut në sezonin 2009-2010, Maksi Fejzullah dhe nënkryetar i kësaj Asambleje u zgjodh një tjetër biznesmen i fuqishëm si Viktor Qylafi. Anëtarë kryesie do të jenë Adnan Mara, Kujtim Merolli dhe Taulant Pupa.

President i klubit do të vazhdojë të jetë Gëzim Topçiu, i cili ka dhe meritën kryesore për këtë organizim model që e kanë zili dhe klubet e elitës. Në këtë mbledhje u diskutua dhe u ra dakord që shumë shpejt, me mbështetje dhe të Federatës Shqiptare të Futbollit, të ndërhyhet për rregullimin e fushës sportive.

ILDI MEROLLI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"