E BUJSHME/ Krisje me Bajernin e Mynihut, Barcelona ëndërron yllin gjerman të rekordmenëve
Bajerni dhe e ardhmja mbeten një enigmë. Pyetja e madhe për skuadrën kampione të Gjermanisë për sezonin e ri është se si të ringrihet pas eliminimeve të hidhura në Champions si kundër Vijarrealit (çerekfinalet e sezonit të kaluar) apo Mançester Sitit (çerekfinalet e këtij sezoni). Figura qendrore në aksin e bavarezëve në ekip, si në lojë ashtu edhe në hierarki është Joshua Kimish. Por a e sheh lojtari kryesor në “Allianz Arena” të ardhmen e tij në Mynih dhe në Bundesligë?
Kontrata e tij zgjat deri në vitin 2025. Dhe tani gazeta katalanasve, “Mundo Deportivo”, raporton se Barcelona është shumë e interesuar për shërbimet e mesfushorit gjerman. “Mundo Deportivo” shkruan se Barça dëshiron të nënshkruajë me një “mesfushor të klasit të parë” përveç Lionel Mesit në merkaton e verës së ardhshme.
Në fakt, Martin Zubimendi i Real Sociedadit është zgjedhja më e mirë sipas tyre, por edhe shumë e shtrenjtë (60 milionë euro). Gjithnjë sipas burimeve të medias katalanase, Kimish po mendon seriozisht të provojë një aventurë të re jashtë Bundesligës.
Për më tepër, në “Camp Nou” do të rigjente ish-shokun e skuadrës, Robert Levandovski, por edhe shokun e kombëtares, Mark-Andre ter Shtegen. Kimish ishte një nga liderët e acaruar pas ngjarjeve të fundit në Mynih rreth shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsman.
Atmosfera në dhomën e zhveshjes nuk është më e mira, është e përçarë dhe janë krijuar disa klane. Kimish nuk e kuptoi shkarkimin e papritur të Nagelsmanit. Pikërisht atëherë ai filloi të mendonte të thoshte lamtumirë. Spanja është padyshim një ide konkrete në planifikimin e së ardhmes së lojtarit.
Ai po mëson edhe spanjisht në kohën e tij të lirë, por më shumë për shkaqe personale, sesa ka menduar realisht një transferim në Spanjë. Por “Mundo Deportivo” nënvizon se Barcelona do të ketë edhe konkurrencë.
Ai është pikërisht Mançester Siti, ku Pep Guardiola nuk i ka kursyer kurrë superlativat për talentin që e rriti në Mynih. Ai shihet nga trajneri katalanas si pasardhësi i Ilkai Gyndoanit, i cili do të jetë pa kontratë në fund të sezonit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"