E bujshme nga Italia/ Zbulohet plani B, Milani mund të “rrëmbejë” Armando Brojën në rast se…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2024 | 23:50

E bujshme nga Italia/ Zbulohet plani B, Milani mund të “rrëmbejë” Armando Brojën në rast se…

Një lajm i bujshëm ka qarkulluar së fundmi në mediat italiane. Sipas “Sky Sport”, Milani po mendon një plan B, në qoftë se nuk arrihet objektivi i parë që është sulmuesi Xhoshua Zirkze. Klauzola e kripur prej 40 milionë euro dhe komisionet që kapin vlerën e 15 milionë eurove, duket se i stepur disi kuqezinjtë, të cilët tashmë kanë hedhur “grepat” për Armando Brojën.  

broja milan

Milani duket se nuk ka ndërmend t’i paguajë këto shifra vetëm të majme për komisionet, ndaj drejtuesit e kuqezinjve po mbajnë gjithashtu të hapura opsionet alternative. 

Përveç Armando Brojës, një alternative tjetër mbetet edhe sulmuesi ukrainas i Gironës, Artem Dovbyk. Rol të rëndësishëm do të luajë edhe paraqitja e Brojës në Euro 2024.  

Në rast te sulmuesi shqiptar arrin të lerë gjurmë në Europian, gjasat janë të mëdha që Broja të hedhe një hap të rëndësishëm në karrierën e tij.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"