Postuar: Maj 21, 2023 | 22:22
E BUJSHME/ U shkarkua nga Bajerni, Julian Nagelsman nis kontaktet me gjigandin e Italisë
Julian Nagelsman vazhdon të jetë trajneri më i kërkuar në treg për momentin pas atij shkarkimi surprizë nga ana e Bajernit të Mynihut në mesin e sezonit.
Duket se emri i fundit që ka kontaktuar trajnerin gjerman është Napoli. Luçiano Spaleti u përfol se do ta mbyllte këtë vit me “axurrët”, pasi nuk kishte gjetur një gjuhë bashkëpunimi me presidentin De Laurentis.
Kështu kampionët e Italisë do të kërkojnë një tjetër trajner të madh për të zëvendësuar italianin dhe duket se 35-vjeçari i përshtatet mjaft mirë planeve të Napolit.
Gjithsesi për gjermanin në garë është edhe Totenhemi, i cili prej kohësh kërkon ta ulë në stol.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"