“E dija dhe unë që duhet të pasoja”, Asllani i rikthehet rastit të humbur ndaj Barcelonës: Ja çfarë më tha Inzagi
Në intervistën ekskluzive për emisionin “Panorama Sport” në “Panorama TV”, futbollisti i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani iu rikthye rastit të humbur ndaj Barcelonës në grupet e Champions-it, ku mund t’i jepte fitoren dhe kualifikimin Interit, por që në fund nuk ndikoi në fatin e zikaltërve.
“Barcelona? Aty në fushë nuk isha e kuptoja, pastaj pas një dite a dy , nuk po flisja shumë me familjen. Por skuadra dhe ekipi më ka ndihmuar shumë dhe isha i qetë, gjynah që nuk e bëra gol, mund ta pasoja, e di edhe unë atë.
Inzagi u vu shpejt nga ana ime, më tha shpejtë, që të mos dorëzohem se këto gjëra ndodhin, kemi gabuar të gjithë, ai ka qenë në anën time dhe e falënderoj shumë”, tha Asllani.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"