Postuar: Tetor 30, 2017 | 16:31
E FUNDIT/ Konfirmohet Magani, Albi Dosti përjashtohet nga Teuta. Masa edhe për Hilën e Dediç
Në mbledhjen e zhvilluar sot brenda klubit të Teutës, mes drejtuesve, stafit teknik dhe lojtarëve, pas analizës për këtë periudhë jo të mirë që ka kaluar ekipi, janë marrë edhe disa vendime të rëndësishme për vazhdimësinë e sezonit.
Pas deklaratës se do të jepte dorëheqjen, trajneri Magani është konfirmuar në krye të durrsakëve, nga vetë presidenti Hasanbelliu. Burime për Panorama Sport, thanë se masa drastike është marrë për Albi Dostin, i cili është përjashtuar nga ekipi.
Ndërsa, Ardit Hila është ndëshkuar me gjobë nga klubi. Paralajmërim ka marrë edhe boshnjaku Anel Dediç, për formën jo të mirë që ka treguar.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"