“E gjithë skuadra është e relaksuar”, Dani Karvahal: Është një ndeshje 50-50, ku detajet do të bëjnë diferencën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2024 | 21:20

“E gjithë skuadra është e relaksuar”, Dani Karvahal: Është një ndeshje 50-50, ku detajet do të bëjnë diferencën

Spanja do të përballet me Gjermaninë ditën e nesërme, takim i vlefshëm për raundin çerekfinal të Kampionatit Europian 2024. Në prag të ndeshjes, mbrojtësi i“Furisë së Kuqe”, Dani Karvahal, ka dalë në konferencën tradicionale për mediat, ku ka dhënë komentin e tij për përballjen kundër vendasve gjerman:

Malaga, Spanien, 25.03.2023: Dani Carvajal (Spain) kontrolliert den Ball waehrend des Qualifikationsspiels der Gruppe A fuer die UEFA Europameisterschaft 2024 zwischen Spanien vs Norwegen, Spanien vs Norwegen im La Rosaleda am 25. March 2023 in Malaga, Spanien. (Foto von Manuel Reino Berengui/DeFodi Images) Malaga, Spain, 25.03.2023: Dani Carvajal (Spain) controls the ball during the qualification match of Group A for the UEFA Euopean Championship 2024 between Spain vs Norway at La Rosaleda on March 25, 2023 in Malaga, Spain. (Photo by Manuel Reino Berengui/DeFodi Images) - Photo by Icon sport

Malaga, Spanien, 25.03.2023: Dani Carvajal (Spain) kontrolliert den Ball waehrend des Qualifikationsspiels der Gruppe A fuer die UEFA Europameisterschaft 2024 zwischen Spanien vs Norwegen, Spanien vs Norwegen im La Rosaleda am 25. March 2023 in Malaga, Spanien. (Foto von Manuel Reino Berengui/DeFodi Images) Malaga, Spain, 25.03.2023: Dani Carvajal (Spain) controls the ball during the qualification match of Group A for the UEFA Euopean Championship 2024 between Spain vs Norway at La Rosaleda on March 25, 2023 in Malaga, Spain. (Photo by Manuel Reino Berengui/DeFodi Images) – Photo by Icon sport

“Kam një ndjesi të mirë për nesër. Mund ta shikoj te përballjet e skuadrës time që të gjithë janë të relaksuar. Ne e dimë që duhet të luajmë një ndeshje të madhe që të mund t’i mundim, por arrijë të shikoj një skuadër të vendosur dhe energjike. Është një përballje 50-50, ku detajet do të bëjnë diferencën.

Nesër do të mundohemi ta kryejmë punën me sukses. Ne do të ndjejmë të gjithë suportin e tifozëve spanjoll në stadium por edhe të atyre që do e shikojnë nga shtëpia. Në ndeshje të tilla, t’i duhet të mësohesh të vuash kur kundërshtari jot po luan më mirë. Ne duhet të fokusohemi në shanset që do të krijojmë dhe të lejojmë sa më pak hapësira për kundërshtarin.

Ata kanë lojtarë të nivelit botëror. Kanë sulmues krahu shumë të shpejtë, qendërmbrojtës të fortë, dhe njerëz që duan ta kenë topin në zotërim. Ne kemi kualitete të ngjashme. Do të varet në çoftë se ata vendosin të presin mbrapa apo të të bëjnë presing lart. Kjo do të vendosë se sa afër mund t’i shkojmë ne golit dhe ritmit të lojës.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"