E ka “spiunuar” Tonali, zbulohen prapaskenat me mbrojtësin e Milanit: Jo baste futbolli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2023 | 11:50

E ka “spiunuar” Tonali, zbulohen prapaskenat me mbrojtësin e Milanit: Jo baste futbolli

Dy ditë më parë Alesandro Florenci u paraqit në prokurorinë e federatës italiane për të dëshmuar lidhur me çështjen e basteve, për të cilën deri më tani janë pezulluar Nikolo Faxholi i Juves dhe Sandro Tonali, teksa Nikolo Zaniolo është ende nën hetim.

florenci

Me sa bëhet e ditur, thirrja për dëshmit e anësorit të Milanit ka si shkaktar pikërisht Tonalin, i cili e ka përmendur Florencin si një nga “bastexhinjtë” e Serisë A.

Në fakt, kërkesa për paraqitje në prokurorinë e federatës kishte mbërritur edhe përpara asaj të prokurorisë së Torinos ku lojtari kuqezi pati dëshmuar tre javë më parë. Sidoqoftë, përmbajtja e dëshmitë nuk ka ndryshuar.

Florenci ka konfirmuar me bindje se nuk ka pse të sjellë prova të tjera, për të vërtetuar faktin se nuk ka qenë dhe nuk është i përfshirë në veprimtari të tilla siç pretendon akuza. Ai ka pranuar bastet në “blackjack” dhe poker, por jo në futboll.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"