E kërkon Bajerni, Çalhanoglu acaron drejtuesit e Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2024 | 16:22

E kërkon Bajerni, Çalhanoglu acaron drejtuesit e Interit

Një nga liderët e skuadrës së Interit, fari i mesfushës, pika e referimit në fushë, i paprekshëm për Simone Inzagin. Po flasim për Hakan Çalhanoglunë. Gjithçka më sipër është ai për Interin. Kualitet që nuk e shohin vetëm në shtëpinë e zikaltërve dhe për këtë arsye sipas “Bildit” Bajerni i Mynihut e ka vendosur si një objektiv për merkaton.

calhanoglu

Turku, i impenjuar gjatë këtyre ditëve në Euro 2024 ka bërë me dije se dëshiron të qëndrojë në Milano, si përpara titullit ashtu edhe pas festës. Por pavarësisht zërave të mohuar edhe nga klubi i Interit, në Turqi janë të bindur që Çalha i ka hapur dyert një transferimi të mundshëm te Bajerni.

OFERTA- Në Gjermani raportojnë se objektivi kryesor i Bajernit është Palinja, por nëse ai nuk arrihet atëherë në listë është Çalhanoglu. Fulhami ka refuzuar 2 ofertat e para nga 35-45 milionë euro, duhet kuptuar nëse do të ketë një rritje apo të trokasin në derën e Interit për një shifër më të lartë se 50-60 milionë euro. Në Turqi ka raportuar gazetari Jagiz Sabuncoglu, duke thënë se 30-vjeçari do të pranonte me kënaqësi një ofertë të Bajernit.

ÇFARË PRITET- Interi duket se është i acaruar me këtë situatë dhe me lojtarin turk që i ka hapur dyert transferimit ndërkohë që publikisht thotë se dëshiron vetëm qëndrimin tek Interi. Por Marota dhe të tijtë janë të qetë sepse kanë kontratë me lojtarin deri në vitin 2027 dhe që nuk mundet të bëjë asgjë kundër vullnetit të klubit. Sigurisht është një çështje delikate që duhet zgjidhur sa më shpejt. Në rast se Çalhanoglu i kërkon Interit largimin, atëherë Bajerni duhet të nisë bisedimet nga 70 milionë euro. Për momentin nuk ka asnjë lëvizje zyrtare, por në ditët në vijim mund të ndodhë. Bajerni do të bëjë ofertë, pastaj Interi vendos nëse e sakrifikon lojtarin apo refuzon ofertën. Marota është nga ata drejtues që nuk trembet edhe po shiti lojtarët e rëndësishëm, thjesht do t’i duhet Inzagit të shpikë një organizator të ri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"