E kërkonte gjithë Superiorja, talentin e Apolonisë e “rrëmben” Laçi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2017 | 12:18

E kërkonte gjithë Superiorja, talentin e Apolonisë e “rrëmben” Laçi

Kurbinasit kanë luajtur dje një miqësore në transfertë ndaj skuadrës së Kategorisë së Parë, Ilirisë së Fushë-Krujës. Trajneri Stavri Nica ka provuar lojtarët që kishte në dispozicion, ndërsa në sy kanë rënë dy afrimet e fundit. Bëhet fjalë për mesfushorin e Apolonisë, Myrto Uzuni, i cili duket se ka zgjidhur kontratën me fierakët dhe i është bashkuar Laçit në Superiore. Gjithashtu, mesfushori me tipare sulmuese Majkëll Peçi është aktivizuar në radhët e kurbinasve.

myrto uzuni

NDESHJA

Pjesa e parë ka qenë e mirë nga të dyja skuadrat, por nuk është arritur që të finalizohen rastet për shënim nga lojtarët e dy ekipeve, edhe pse kanë qenë të pastra. Në të dytën do të shënohen katër gola, ndërsa trajnerët hedhin në fushë edhe lojtarët e stolit. Nika në minutën e 50-të do të kalojë në avantazh ekipin e tij pas një goditjeje të saktë nga pika e bardhë, ndërsa Uzuni në minutën e 59-të arrin të finalizojë një aksion të ekipit të tij dhe të gjejë golin e parë me kurbinasit.

iliria laci

Por, pavarësisht disavantazhit, fushë-krujasit reagojnë dhe Lame në minutën e 64-t arrin që të shkurtojë diferencën. Pas këtij momenti të gjithë lojtarët e Ilirisë hidhen në sulm dhe në 10 minuta nga fundi gjejnë golin e barazimit. Selaci gjuan nga pika e penalltisë, portieri arrin të grushtojë, ndërsa Simo i ndodhur në zonë arrin të realizojë.

SHKËLQIM HASANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"