E konfirmon presidenti i federatës gjermane, shqiptarët kryesojnë për kërkesa biletash në Europian
Federata Gjermane e Futbollit (DFB) ka publikuar të dhënat për kërkesat për bileta për ndeshjet e Kampionatit Europian të vitit 2024 dhe Shqipëria është një nga vendet nga kanë ardhur më shumë kërkesa. “Kemi kërkesa për bileta nga 206 vende. Kërkesat më të shumta vijnë nga Kroacia, Shqipëria dhe Turqia,” tha presidenti i DFB, Bernd Neuendorf.
Neuendorf shtoi se tashmë ka pasur 2.3 milionë kërkesa për bileta për finalen e Euros në Berlin dhe 1.4 milionë për ndeshjen hapëse mes Gjermanisë dhe Skocisë në Mynih. “Interesimi është vërtet i jashtëzakonshëm”, tha ai dhe zbuloi se për vullnetarizëm kanë aplikuar rreth 145 mijë persona dhe nevojiten 16 mijë.
Kalendari i aktivitetit sheh kuqezinjtë të zbresin në fushë për herë të parë më 15 qershor, teksa do të përballet me Italinë në “Westfalenstadion” të Dortmundit.
Ndeshja e dytë e kombëtares shqiptare është më datë 19 qershor, kur përballet me Kroacinë në “Volksparkstadion” në Hamburg.
Ndeshja e tretë në grup e kuqezinjve i sheh ata përballë Spanjës, në sfidën e cila do të luhet më 24 qershor në “Merkur Spiel-Arena” të Dyseldorfit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"