E konfirmon vetë UEFA, nuk do të ketë derbi në fazën e parë të Ligës së Kampioneve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2024 | 21:55

E konfirmon vetë UEFA, nuk do të ketë derbi në fazën e parë të Ligës së Kampioneve

Asnjë derbi në fazën e parë të Ligës së Kampioneve. Këtë e ka bërë të ditur vetë zëvëndëssekretari i UEFA-s Xhorxho Marketi. Ai ishte i ftuar në festivalin e Seria A të zhvilluar në Parma, ku mbajti një fjalim dhe dha disa informacione në lidhje me formatin e ri të Champions-it.

ultras-inter-milan-1140x679-1

Ai shpjegoi që ashtu si në sezonet e kaluara, që nuk lejohej që dy ekipe të të njëjtit komb të binin në të njëjtin grup, edhe këtë sezon nuk do të shohim një përballje tyë tillë, në fazën e parë fillestare që e quajnë tani, ku çdo ekip do të zhvillojë nga tetë ndeshje.

Pra kjo do të thotë që duhet të presim pak për të shikuar takime si Milan-Inter apo Barcelona-Real Madrid, por që kjo gjë është absolutisht e mundur në fazën e 1/8 të kompeticionit.

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"