E KRYER/ Arsenali arrin akordin për transferimin e futbollistit të kombëtares italiane, ja detajet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2024 | 15:52

E KRYER/ Arsenali arrin akordin për transferimin e futbollistit të kombëtares italiane, ja detajet

Rikardo Kalafiori nga sezoni i ardhshëm do të jetë futbollist i Arsenalit. Siç bëhet e ditur nga eksperti i transferimeve, Fabricio Romano, Arsenali dhe Bolonja kanë arritur marrëveshje për mbrojtësin mbrojtësin italian. Thuhet se tarifa për transferimin e futbollistit që spikati në Europian, është 40 milionë euro plus 5 milionë euro shtesa dhe klauzola përqindje të shitjes së ardhshme. 

 Kalafjori

Hapi i fundit i nevojshëm është që Bazeli, klubi zviceran që disponon përqindje të kartonit dhe Bolonja të bien dakord për kushtet e pagesës me 50% të shitjes, dhe më pas gjithçka është punë e kryer. 

kalafiori

Vlen të theksohet fakti se 22-vjeçari u transferua në 31 gusht të vitit 2023 nga Bazeli te Bolonja për 4 milionë euro.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"