Postuar: Qershor 2, 2023 | 14:09
E KRYER/ Totenhemi gjen “timonierin” e ri, vjen tekniku që i dha besim djalit të ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare
Duket se Totenhemi më në fund e ka gjetur zgjidhjen për trajnerin e ri. Siç bëjnë e dije mediat britanike, “Spërsat” janë pranë nënshkrimit me Anzhe Postekoglu.
Ai është pjesë e Sëlltikut në Skoci, i cili këtë vit u shpall kampion me “keltët”.
57-vjeçari gjithashtu mori një vëmendje të madhe për besimin që i dha shumë talenteve këtë sezon, ku njëri prej tyre ishte dhe djali i ish-kapitenit të Kombëtares, Rudi Vata, Roko.
Postekoglu pritet të prezantohet javën e ardhshme te Spërsat dhe do të nisë përgatitjet për sezonin e ri.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"