E mundi në finalen e Ligës së Kampioneve, Reali i kalon në llogari bankare Borusias 4,5 milionë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 2, 2024 | 20:57

E mundi në finalen e Ligës së Kampioneve, Reali i kalon në llogari bankare Borusias 4,5 milionë euro

Real Madrid ka festuar mbrëmë Ligën e Kampioneve për herë të 15, duke iu gëzuar një suksesi të rëndësishëm për këtë klub përballë Borusia Dortmund. Por në momentin kur bëri të tijin trofeun, klubi madrilen u detyrua njëkohësisht t’i paguante 4,5 milionë euro skuadrës gjermane.

asdsadsadsasadsad

Gjithçka ka lidhje me transferimin e Xhud Bellingam gjatë verës së kaluar nga Borusia Dortmund te Real Madrid. Spanjollët paguan një shifër fikse prej 103 milionë eurosh për kartonin e tij, teksa në kontratë u vendosën edhe bonuse që e çojnë atë shifër deri në 134 milionë euro. Një nga bonuset kishte lidhje pikërisht me Ligën e Kampioneve.

Te Borusia Dortmund ishin të ndërgjegjshëm që madrilenët ishin pretendentë për të fituar Ligën e Kampioneve ndaj vendosën një klauzolë që Reali duhej t’u paguante 4,5 milionë euro nëse fitonte trofeun me Bellingam në përbërje.

Sigurisht që ata nuk mund ta kishin parashikuar që do të ishin përballë tyre në finalen e “Uemblit’ e padyshim që do të kishin dashur shumë më tepër që të bënin të tyrin trofeun. Por pagesa e kësaj shume do të jetë të paktën një ngushëllim i vogël për klubin gjerman i cili falë këtyre bonuseve të vendosura në kontratë, ka marrë rreth 10 milionë euro të tjera nga Real Madrid gjatë këtij viti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"