“E pa e gjithë bota”, Inzagi pas humbjes në finale: Kur sheh kthimin e topit nga Lukaku pyet veten se si…
Simone Inzagi premton se Interi i tij do të tentojë të kthehet përsëri në finalen e Ligës së Kampioneve. Trajneri i zikaltërve, ka deklaruar për “Sky Sport” pas sfidës se ishte krenar me skuadrën dhe të gjithë duhej ta shihnin në të njëjtën mënyrë potencialin që kishte ajo.
“U bëra komplimente djemve, kanë qenë të jashtëzakonshëm, kanë bërë një ndeshje të madhe. Kemi humbur një finale që e dëshironim me çdo kusht, por duhet të jenë krenarë. Nuk do i ndërroja këta lojtarë me asnjë dhe sot e gjithë bota e pa përse. Kemi lejuar pak kundër një skuadre shumë të fortë. Ka shumë pengje, por duhet të jemi krenarë. U kam dhënë një përqafim të madh, ashtu si tifozët tanë.
Tifozët kanë festuar në Milano sikur Interi të kishte fituar? E gjithë bota e pa që Interi hodhi në fushë një ndeshje krenarie. Lojtarët janë të trishtuar por futbolli është i tillë. Duhet të jemi krenarë të rrugëtimit që kemi bërë me 5 finale në 20 muaj.
Kemi krijuar shumë situata dhe në 20 minutat e fundit me traversën dhe goditjen e kthyer nga Lukaku, pyet veten se si topi nuk hyri. Unë do të kisha dashur kohët shtesë, skuadra do i kishte merituar.
Kemi bërë një rrugëtim të madh dhe e kemi parë sot në fushë. Sitin e njohin të gjithë, të dhemb, rrugëtimi në Champions ka qenë i shkëlqyer dhe duke luajtur kështu një finale, duam të kthehemi, pasi kemi mundësinë për ta bërë një gjë të tillë. Kemi luajtur 57 ndeshje, rrugëtimi është i jashtëzakonshëm” tha Inzagi pas ndeshjes.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"