E pabesueshme në Maqedoninë e Veriut! Munden Struga e Duros dhe Shkupi i Gjokës, Shkëndija u bashkohet me pikë në krye

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 1, 2024 | 18:49

E pabesueshme në Maqedoninë e Veriut! Munden Struga e Duros dhe Shkupi i Gjokës, Shkëndija u bashkohet me pikë në krye

Kampionati i Maqedonisë së Veriut ka marrë një kthesë të papritur në javët e fundit të tij, pas rezultateve të ndeshjeve të sotme të javës së 30. Kjo, pasi humbjet e Strugës dhe Shkupit, i kanë dhënë mundësinë Shkëndijës së Tetovës që t’u bashkohet në kreun e renditjes.

shkendija

Shkëndija ka fituar 3-2 përballë Brera Strumica me përmbysje falë golave të Ademit, Cakes dhe Aganspahiç në minuta e fundit të duelit. Kështu, kuqezinjtë e Tetovës kanë arritur kuotën e 58 pikëve dhe aktualisht kanë golavarazhin më të mirë se rivalët me të cilët do të diskutojnë titullin në javët e mbetura.

Shkupi është mundur me shifrat 2-0 nga Gorsitvari, ndërsa Struga 3-2 nga Tikves, duke u përmbysur në minutat e fundit, kur goli i Luan Silva në shtesë u dha fitoren vendasve.

REZULTATET

Bregalnica Stip-Vardar 0-3

KF Gostivar-Shkupi 2-0

Makedonija GP-Voska Sport 0-2

Shkëndija-Brera Strumica 3-2

Sileks-Rabotniçki 0-1

Tikves-Struga 3-2

dsdsssdsaddsasad

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"