E pazakontë/ Stërviten në ambient të mbyllur, Gjermania “pushtohet” nga mushkonjat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2024 | 20:46

E pazakontë/ Stërviten në ambient të mbyllur, Gjermania “pushtohet” nga mushkonjat

Baza luksoze e stërvitjes gjermane në “Euro 2024” është pushtuar nga një tufë mushkonjash, duke i detyruar lojtarët të marrin sendet në duar e të futen në një ambient të mbyllur. Mikpritësit siguruan vendin e tyre në raundin tjetër si fitues të Grupit A, por janë detyruar të merren me pjesën tjetër të çështjeve që mund të cenojnë stërvitjen.

البعوض_يهاجم_مقر_إقامة_المنتخب_الألماني_في_يورو_2024

E në vend që të mendojnë se do të jenë pa Xhonatan Tah në ndeshjen e tyre të radhës, pasi mbrojtësi mori kartonin e dytë të verdhë të turneut kundër Zvicrës dhe pa Antonio Rudiger, i cili nuk do të jetë fushë, pasi u lëndua ndërsa festonte golin e Fylkrugut, po hasen me një problem jo të vogël. Për t’i bërë gjërat edhe më keq situatën, një tufë mushkonjash ka torturuar skuadrën e Gjermanisë në bazën e tyre stërvitore në Bavari.

Një kombinim i përmbytjeve dhe motit jashtëzakonisht të nxehtë në Gjermaninë jugore ka çuar në një rritje të numrit të mushkonjave, të cilat kanë mësyrë në shtabin e përgjithshëm teutonik, gjë që i ka detyruar lojtarët të mbyllen në një sallë për të vijuar punën fizike. Ndërkohë, autoritetet lokale po marrin masa në mënyrë që ky incident të mos përsëritet në grumbullimet e ekipeve të tjera që kanë populluar Europianin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"