E PLOTË/ Presion nga Partizani, Tirana rikthen Majkëll Ngonë. Zbardhen prapaskenat, klubi kundër trajnerit
Majkëll Ngo kthe het në stërvitje, pas 21 ditësh “burg” mes dënimit dhe gjobave. Edhe pse trajneri Ardian Mema kohë më parë deklaroi se anglezi nuk është në planet e tij, dje u detyrua që ta pranonte në stërvitje lojtarin anglez. Sulmuesi pas 21 ditësh “burg” mes pushimeve dhe te Tirana B është kthyer tek ekipi i parë, duke u stërvitur normalisht. Duket se klubi bardheblu është detyruar të ndërmarrë këtë vendim, duke e kthyer sulmuesin në ekip, pasi emri i Majkëll Ngosë filloi të qarkullonte në media si një synim i mundshëm i merkatos të Partizanit.
Jo vetëm kaq, por pak orë pasi Skënder Gega e pranoi publikisht se anglezi hyn në planet e tij dhe u bën punë të kuqve, Tirana urgjentisht kthehu lojtarin në stërvitje. Frika e një largimi të mundshëm tek “armiqtë” e “përjetshëm” duket se ka shkundur drejtuesit bardheblu që të mos e kthejnë “Ngonë” në një front tjetër përplasjeje mes tyre dhe tifozëve të Tiranës, pasi situata që tani është shumë e nderë. Argumenti i dytë përse Majkëll Ngo është kthyer në ekip qëndron në faktin se Tirana ka investuar goxha para me anglezin dhe duhet ta marrë këtë investim. Një largim i anglezit pa asnjë lek do të thoshte dështim financiar për ekipin bardheblu dhe në këto kushte Tirana ka bërë prapakthehu.
KTHIMI – Ka qenë drejtori sportiv, Arbi Laçi, i cili ka kthyer lojtarin në stërvitje. Mësohet se në mbledhjen e shkurtër me skuadrën, drejtori i Tiranës u ka komunikuar lojtarëve se pas një bisede me presidentin dhe drejtuesit e tjerë të skuadrës dhe në të mirë të bardhebluve, Ngo është kthyer në stërvitje. Në heshtje edhe trajneri Mema pranoi të ishte në një linjë me klubin që ky i fundit të mos humbiste një lojtar, i cili vlen jo pak në merkato.
PEZULLIMI – Majkëll Ngo më 23 tetor u pezullua pa afat për ofendim të trajnerit Ardian Mema dhe sjellje jo të mirë në stërvitje. Majkëll Ngo është një nga lojtarët më të paguar të Tiranës dhe një nga futbollistët, që nuk ka luajtur shumë këtë sezon. Gjatë këtij kampionati ka dhënë tri asiste, që janë shumë për aq minuta sa ka luajtur me fanellën e Tiranës. Ka shënuar një gol në Kupë dhe në shtatë takime është aktivizuar 325 minuta.
OLSI AVDIAJ
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"