E qëllojnë me armë në mes të rrugës, vritet motra e ish-mbrojtësit të Fiorentinës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2024 | 19:37

E qëllojnë me armë në mes të rrugës, vritet motra e ish-mbrojtësit të Fiorentinës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen e Karlos Salcedo, futbollistit të kombëtares meksikane i cili ka luajtur edhe me klube të njohura europiane si Fiorentina dhe Eiuntraht Frankfurt. Motra e tij, Marta Paola Salcedo, ka qenë viktimë e një sulmi me armë në Huikskuilukan.

dasdsadasdasadsasdasd

Policia po mundohet të zbardhë plotësisht këtë ngjarje të rëndë, ku 29-vjeçarja mbeti e vdekur pasi u qëllua me armë zjarri pasi kishte dalë nga cirku ku kishte shkuar me të birin.

Sipas mediave meksikane, një person e ka qëlluar me armë në tentativën për ta grabitur, duke u munduar ta trembë atë. Por plagët që ka marrë kanë qenë të rënda dhe ajo është ndarë nga jeta më pas në spital.

Marta Paola Salcedo ishte një prezantuese e njohur televizive në Meksikë dhe një influencer me famë në vend. Ajo ishte një tifozë e zjarrtë e futbollit, përveç lidhjes familjare me mbrojtësin e Meksikës, pasi që e re ndiqte ndeshjet e Çivas dhe Real Madrid.

sfdfdsfdsdsffdsfsdfdssdfdsf

Ajo kishte edhe një lidhje romantike me portierin uruguaian Nicolas Vikonis, me të cilin kishte një djalë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"