E shkuara mes polemikave/ Tifozët e Partizanit nuk bëjnë paqe me Zguron

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2024 | 20:43

E shkuara mes polemikave/ Tifozët e Partizanit nuk bëjnë paqe me Zguron

Vangjel Zguro është një nga afrimet e Partizanit për mbrojtjen. Pogradecari u kthye në Superiore pas eksperiencës me Strugën, ku edhe u shpall kampion.

ZGURO

Megjithatë, duket se 31-vjeçari nuk ka arritur t’ia fitojë menjëherë zemrën tifozëve të kuq. Arsyeja është e shkuara. Zguro shquhet si një lojtar mjaft reaktiv në fushë dhe nuk ka kursyer as përplasjet me tifozëritë kundërshtare.

Në këto konflikte të së shkuarës janë përfshirë edhe mbështetësit e Partizanit, që duket nuk e kanë falur ende. Gjatë dhe pas ndeshjes me Marsaslok në Elbasan, mbrojtësi është kontestuar fort nga tifozët, që kanë lëshuar edhe fjalë banale. Ama, koha dhe suksesi shërojnë gjithçka.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"