E TRISHTË/ Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta legjenda e Lushnjës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2023 | 16:00

E TRISHTË/ Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta legjenda e Lushnjës

Një lajm i trishtë ka ardhur për futbollin shqiptar, me ish-lojtarin e Lushnjës, Kristaq Gogoni që është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare.

kristaq gogoni

Ai mbahet mend për kontributin që ka dhënë për skuadrën lushnjare, duke u kthyer në emblemë dhe simbol të këtij ekipi.

Përveç Lushnjës, Gogoni pati edhe një aventurë te Partizani, e cila nuk zgjati shumë, duke u kthyer dhe njëherë në Lushnje për të luajtur me Traktorin deri në vitin 1975.

“Panorama Sport” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Gogoni.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"