E TRISHTË/ U rrëzua gjatë finales së Champions-it, humb jetën gazetari 51-vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2023 | 0:29

E TRISHTË/ U rrëzua gjatë finales së Champions-it, humb jetën gazetari 51-vjeçar

Një lajm i trishtë tronditi finalen e Champions-it në hendboll mes Magdeburgut dhe Kielces, teksa humbi jetë gazetari 51-vjeçar Pavel Kotvica.

finaljaaa

Teksa kishte shkuar për të raportuar në lidhje me këtë finale nga Këlni i gjermanisë, gazetari sportiv, në pjesën e dytë të ndeshjes u rrëzua nga tribuna e shtypit, teksa pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve mjekësore, ai nuk mundi të mbijetonte.  

Kotvica u dërgua në spitalin lokal, por për fat të keq jeta e tij nuk arriti tia dilte mbanë. Pas lajmit tragjik, çështja sportive kaloi në plan të dytë teksa nuk munguan mesazhet ngushëlluese nga te dyja klubet për humbjen e gazetarit 51-vjeçar.  

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"