E TRISHTË/ Vritet me armë kampioni i botës në kërcim së larti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2024 | 22:29

E TRISHTË/ Vritet me armë kampioni i botës në kërcim së larti

Atleti afrikano-jugor, Jacques Freitag, i cili u bë kampion bote në vitin 2003, është vrarë në moshën 42-vjeçare në Pretoria (Afrika e Jugut). 

freitag

Freitag, kampion bote në kërcim së larti në Paris 2003, u gjet i vrarë me armë zjarri të martën pranë një varreze në qytetin e Afrikës së Jugut të Pretorias. 

Lajmi për vdekjen e Freitag ka ardhur si një tronditje e jashtëzakonshme për atletikën botërore. Fillimisht u besua se kishte të bënte me një çështje droge, por shfaqja e plagëve me armë zjarri në trup ndryshoi skenarin e hetimeve.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"