“E urrej Napolin dhe Kvaran”, turisti nuk pranohet në hotel: Gjej një apartament tjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2023 | 11:42

“E urrej Napolin dhe Kvaran”, turisti nuk pranohet në hotel: Gjej një apartament tjetër

Një turist gjeorgjian ka preferuar të kalojë disa ditë pushime në Itali, por gjërat nuk i kanë shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme për të. Ai ka zgjedhur Romën si qytetin që duhet vizituar, por ka hasur në probleme për të rezervuar një hotel.

KVARA

Turisti kishte rezervuar gjithçka në internet, por pronari i hotelit i ka shkuar një mesazh, duke ia bërë të qartë se nuk mund ta pranojë. Shkak për këtë është bërë fakti se pronari ishte tifoz i Romës dhe sulmuesi gjeorgjian Kviça Kvartshkelia i kishte shkaktuar shumë dhimbje këtë sezon.

“Përshëndetje nga Roma, ndjesë që nuk ju kam shkruar. E di që je nga Gjeorgjia dhe ke rezervuar por unë e urrej Napolin dhe Kviça këtë sezon më ka shkaktuar shumë dhimbje. Të lutem, gjej një tjetër apartament”, është përgjigjur pronari.

Ndërkohë, vetë turisti ka folur për incidentin, duke treguar edhe itinerarin e tij e frikën se në Milano, do të jetë edhe më keq. “Tani po mendoj për në Firence por nuk kam frikë. Në Milano mendoj se duhet të fle në parking makinash ose në karburant sepse atje janë njerëzit edhe më të mërzitur”, u shpreh turisti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"